15:12 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lekaj takohet me homologun e tij nga Shqipëria, flasin për taksat rrugore

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është takuar sot me homologun e tij nga Shqipëria, Damian Gjiknuri.

Gjatë këtij takimi ata biseduan për shumë gjëra që bashkojnë dy vendet.

Sipas njoftimit të Lekajt, ata kanë diskutuar për zhvillimin infrastrukturor andej e këndej kufirit, taksat rrugore e projekte të përbashkëta në institucionet që udhëheqim.

“Kënaqësi ta takoj homologun tim nga Shqipëria, Damian Gjiknurin, dhe të bisedojmë për shumë gjëra që na bashkojnë, sepse të pakta janë ato që na ndajnë. Diskutuam për zhvillimin infrastrukturor andej e këndej kufirit, taksat rrugore e projekte të përbashkëta në institucionet që udhëheqim”, ka shkruar Lekaj./Indeksonline/