75 Mall Live Search
22:29 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Leksionet e 63 vjeçares për të qenë në formë

Kjo është Yasmina Rossi, 63 vjeçe.

Pse duket kështu një grua në të gjashtëdhjetat thatë? Sipas Yasmina-s, meritat i takojnë ushqimit të mirë.

“Thjesht kam ngrënë ushqim organik – vite para se të bëhej trend,” tha modelja, fotografja dhe specialistja e qeramikës për The Sunday Times Style Magazine.

“Përdor vaj në lëkurë: përdor vaj të të farës së rrushit në flokë. Çdo javë, eksfolioj trupin me vaj ulliri dhe sheqer të imët. Çdo ditë, ha një avokado dhe mish a peshk organik.”

Rossi, që është edhe gjyshe, ka modeluar për emra të mëdhenj si Hermes dhe Macy’s. Për më shumë foto zilepsëse – që shpresojmë të shërbejnë si motivim – rrëshkisni më poshtë.