08:34 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Leku triumfon ndaj euros, dollarit dhe paundit britanik

Leku ka forcuar pozitat të premten kundrejt valutave, duke triumfuar ndjeshëm ndaj paundit britanik e monedhës europiane, euro.

Oferta turistike dhe nisja më herët këtë vit e fluksit të vizitorëve dhe turistëve që kanë mbërritur në vendin tonë, ka ndikuar në zhvlerësimin e euros kundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot 0.50 lekë më pak se një ditë më parë në kuotën e 125.42 lekëve, dollari amerikan ka humbur 0.25 lekë dhe këmbehet 107.36 lekë e paundi britak këmbehet 142.74 lekë ose 0.71 lekë më lirë se ditën e enjte.

Euro ka humbur 7.88 lekë, ose 6 për qind, duke shënuar nënçmimin më të madh vjetor të dekadës së fundit. Të paktën deri në gusht, si rrjedhojë e efekteve sezonale, ekspertët nuk presin që monedha e përbashkët të forcohet./ATA/