10:29 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Lëkura e ananasit ndihmon në humbjen e peshës

Ananasi është një frut tropikal dhe ka një shije shumë të veçantë.

Përmbajtja e lartë e vitaminës C, ndihmon trupin të largojë radikalet e lira, të cilat shkatërrojnë qelizat normale. Për këtë thuhet se ananasi është një frut që lufton kancerin.

Nga studimet rezulton se radikalet e lira nxisin shfaqjen e arteriosklerozës dhe dhimbjet e zemrës, shkatërrojnë qelizat e zorrës së trashë duke çuar në tumor, si dhe kontribuojnë në dhimbjen e kyçeve si dhe në artriti.

Pra marrja e dozes ditore të vitamins C, nëpërmjet ushqimit duket se largon të gjitha këto efekte që vijnë nga radikalet e lira në trup. Për më tepër, vitamina C ka rëndësi jetike për forcimin e sistemin imunitar, i cili lufton infeksionet gripin dhe virozat.

Ananasi është një burim i shkëlqyer i manganit dhe tiaminës.

Mangani është një element i rëndësishëm për një metabolizim korrekt të sheqernave në organizëm. Studimet kanë treguar se mangani lufton depresionin.

Por duket se lëkura e tij, ndihmon në humbjen e peshës.

Si ta përgatisni pijen me lëkurë ananasi për të humbur peshë çdo ditë?

Dhe pse vetë konsumi i ananasit ju ndihmon të dobësoheni në mënyrë natyrale, lëkura e këtij fruti është më efikase. Si ta konsumoni?

Mënyra më e mirë është ajo e përgatitjes së pijes që do e mbajë trupin të hidratuar. Dhe kjo është receta e thjeshtë.

Përbërësit

Lëkurë ananasi të përmasave mesatare, sigurisht pa gjethet

1 litër ujë

Përgatitja

Lëreni në ujë lëkurën e ananasit e më pas zieje me shumë flakë. Mund të shtoni kanellë apo aroma të tjera, sipas dëshirës.

Pini një gotë nga kjo në mëngjes esëll për të pastruar organizmin. Për më tepër organet tuaja do të punojnë më mirë.

Temat: