14:29 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lëkura e peshkut është më e lirë dhe më pak dhembjeprurëse për të trajtuar djegiet

Përdorimi i lëkurës së peshkut për të shëruar djegiet mund të jetë më e lirë dhe më pak e dhimbshme sesa përdorimi i gjërave të tjera, ka thënë një shkencëtarë.

Dhe fëmijët e shijojnë këtë gjë duke iu dukur vetja si superheroi Aquaman, sipas Felipe Rocha, një neurolog në Universitetin Federal të Kearës në Brazil.

Superheroi Aquaman

Lëkura Tilapia gjithnjë e më shumë po përdoret në djegie për shkak të të qenit i pasur me lagështi dhe një lloj kolagjeni që është i ngjashëm me proteinën e gjetur në lëkurën e njeriut. Kjo mendohet të ndër-veprojë me sistemin imunitar të një pacienti për të përshpejtuar shërimin./Indeksonline/