Lela Seferi “individuisht”, u përgjigjet kritikave pas videos që u bë virale (Foto)
Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Lela Seferi u bë virale me intervistën e saj të fundit dhënë për “Canape”.
Fjalët e përdorura në mënyrë të gabuar nga ana e saj, qarkulluan gjithandej në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline.

E për gjithë batutat që u krijuan pas intervistës së saj, Lela ka një përgjigje.
“Skom koh as mu ul me honger buk”, ka shkruar ajo krahas një video të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram.
Në këtë formë, ajo ka injoruar videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Kujtojmë se bukuroshja bjonde, javë më parë i dha fund lidhjes së saj, me këngëtarin Leonard Gashi. /IndeksOnline/

