“Lema lema”, po e kap milionëshin
Projekti “Lema lema”, nga 2Ton, Ermal Fejzullahi e Ronela Hajati po pëlqehet shumë nga fansat.
Në platformën “Youtube” ka arritur të shpërthejë duke marrë afro 1 milion klikime, shkruan Indeksonline.
Në rrjetet sociale është bërë sensacion duke ndarë video ndjekësit e artistëve.
Për melodinë e tekstin është kujdesur 2Ton e Ronela, ndërsa videoja është prodhim i “Fullmoon production”.
Në linkun më poshtë keni këngën ritmike e cila premton të jetë hit i kësaj vere./Indeksonline/

