75 Mall Live Search
13:57 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lemina i Southamptonit merr gjobën më të lartë të mundshme për shkeljen e rregullave të shpejtësisë

Mario Lemina është gjobitur me dënimin më të madh për shpejtësinë e tejkaluar pasi dështoi të konfirmojë nëse ishte ai apo kusheriri i tij duke vozituar veturën e tij në tri raste të ndryshme.

Shpejtësia normalisht është gjë e mirë në aspektin sportiv. Adama Traore dëshmoi fundjavën e kaluar kur shënoi golin e fitores për Wolvesin në fund të takimit ndaj West Hamit.

Fundjavën e kaluar, Opta postoi statistikat e vrapimeve më shpejta në Premier League deri më tani këtë sezon me Dominic Calvin-Lewis që doli i pari me një shpejtësi prej 34.93 km/h ndaj Southamptonit.

Dhe tani Lemina ka marrë dënimin më të madh për shpejtësinë e kaluar, ku ai u gjobitë me 96 mijë funte, shumë e cila nuk është as sa dy pagat javore të tij, Spotrac.

Lemina in pre season. Image: PA Images

Sipas raporteve, vetura e 25-vjeçarit është zënë në shpejtësi të madhe jnë tri raste, por pamjet nuk treguan qartë nëse ishte futbollisti apo kushëriri i tij duke vozitur në atë kohë.

Në tri rastet, Lemina refuzoi të përgjigjej nëse ishte ai apo dikush tjetër duke vozitur dhe kështu ai ka marrë një gjobë të madhe.

Kështu, ish-anëtari i Juventusit ka minus 18 pikë nga licecsa e tij dhe me 21 pikë tashmë të hequra nga incidentet e kaluara, atij pritet t’i konfiskohet dokumenti për një vit.

39 pikët e tij në patentën e vozitjes nënkuptojnë se ai ka më shumë pikë se Southamptoni sezonin e kaluar në Premier Leagues, gjë e cila është impresive!/Indeksonline/