Lenars Namani, portieri i talentuar që u dëshmua edhe ndaj skuadrës skoceze
Portieri i talentuar kosovar, Lenars Namani e ka dëshmuar edhe njëherë se ka të ardhme të ndritur.
Namani sot pati një paraqitje fantastike për skuadrën e KF 2 Korrikut U19, në ndeshjen e UEFA Youth League kundër skuadrës skoceze, Hiberian, shkruan IndeksOnline.

Ai arriti ta mbante portën e paprekur, derisa skuadra e 2 Korrikut U19 arriti të fitonte ndeshjen me rezultat 1-0.
Namani në ndeshjen e sotme të Youth League është vlerësuar si lojtari i dytë më i mirë, me notën 7.6.

Lenarsi shihet si një nga portierët e talentuar, i cili pritet të ketë suksese të mëdha në të ardhmen, nga njohës të futbollit kosovar./IndeksOnline/


