75 Mall Live Search
22:24 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / AR

Lend Mustafa e fton deputeten e VV-së ta shërojë nga sëmundja e LGBTI

Aktivisti për të drejtat e personave LGBTI+ në Kosovë, Lend Mustafa ka reaguar pasi deputetja e VV-së, Labinotë Demi-Murtezi u shpreh kundër miratimit të kodit të ri civil, njëherësh duke thënë se kjo është sëmundje.

Mustafa e ka ftuar deputeten që ta shërojë nga kjo “sëmundje”, raporton Indeksonline.

E ftoj dhe inkurajoj deputeten Labinote Demi-Murtezaj te me sheroj nga kjo semundje, ashtu sic e kam sfidu nje “psikolog” nga Prizereni i cili eshte zhdukur nga faqja e dheut momentin qe kam caktu termin. Smundje ma t’rane se injoranca nuk ka miq“, ka shkruar ai.