Lëndim i rëndë i Kumbullës, ja sa do të mungoj

Marash Kumbulla ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen e mbremshme ndaj Milanit, e cila përfundoi me barazim 1-1.
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe u detyruar të largohet nga fusha në minutën e 15-të, shkruan IndeksOnline.
Raportohet se sezoni për Kumbullën ka përfunduar dhe pritet të mungoj rreth 5-7 muaj.
Lëndimin e rëndë të 23-vjeçarit e ka konfirmuar edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho.
“Jemi pa fat dhe tani i dëmtua edhe Kumbulla, që me 100% nuk do ta shoh më në fushë këtë sezon. Dua të uroj skuadrën e femrave të Romës për titullin dhe ndoshta kanë ndonjë mbrojtëse që ta marrim ne në ekip, pasi jemi në emergjencë”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes./IndeksOnline/