75 Mall Live Search
17:55 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Lëndim i rëndë për Icardin, e humb sezonin

Sulmuesi i Galatasarayt, Mauro Icardi, mund të mungojë në tërë sezonin pasi e ka këputur ligamentin kryqëzor të gjurit në fitoren ndaj Tottenhamit 3:2, në Ligën e Evropës të enjten mbrëma. Argjentinasi u desh të zëvendësohej pesë minuta pa u mbyllur ndeshja.

Klubi turk ka thënë të premten se ish-sulmuesi i Paris Saint-Germainit do të operohet në gjurin e djathtë.

Koha e rikuperimit të ligamentit kryqëzor mund të shkojë deri në nëntë muaj.

Icardi u transferua në Turqi në vitin 2022 si i huazuar nga PSG-ja, ndërsa një vit më vonë, transferimi i tij u bë i plotë.

Ai ka shënuar 61 gola në 86 paraqitje për klubin nga Stambolli.