75 Mall Live Search
20:13 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lëndim i rëndë trupor, ndalohet i dyshuari

Sot me datë 28.06.2019 rreth mesdite, në fshatin Randobravë pas një përleshje fizike ndërmjet dy personave, njëri nga personat ka pësuar lëndim të rëndë trupor si pasoj e goditjes me mjet të prehtë (thikë).

Viktima e këtij rasti R.F mashkull i lindur në vitin 1965, pas lëndimit është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa i dyshimti E.B i lindur ne vitin 1999 nga po i njëjti fshat fillimisht ka tentuar t’i shmanget policisë për tu dorëzuar pas disa orëve tek organet e rendit.

I dyshimti është në ndalim policor dhe rasti është duke u hetuar nga ekipet profesionale te hetuesisë dhe forenzikës, bënë të ditur
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren.