75 Mall Live Search
22:14 / E Premte, 11 Prill 2025 / Gj. Sh

Lëndim i tmërrshëm i Maignan, bie pa ndjenja në tokë (VIDEO)

Portieri i Milanit, Mike Maigna ka pësuar një lëndim të tmershëm.

Francezi u përplas me bashkëlojtarin e tij Alex Jimenez në minutën e 53-të të ndeshjes ndaj Udineses, shkruan IndeksOnline.

Ai ra pa ndjenja në tokë, derisa pas ndihmës së parë u largua me barel nga fusha.

Sipas informacioneve të fundit nga mediat italiane, Maignan ka pësuar një traum në kokë.

Ai është i vetëdijshëm dhe po dërgohet në spital./IndeksOnline/