Lëndim serioz i Andi Zeqirit, edhe ai pritet të mungojë në ndeshjen në Serbi

Pas Xherdan Shaqirit edhe Andi Zeqiri pritet të mbetet jashtë ndeshjes së Zvicrës ndaj Bjellorusisë që luhet të shtunën në Novi-Sad të Serbisë.
Zeqiri të dielën ka pësuar lëndim serioz derisa po luante për Baselin ndaj Young Boysit. Pas pjesës së parë rezultati është 0:0. Sipas “blick.ch”, Zeqiri do të mungoi gjatë. Ai është lënduar në minutën e 13-të gjatë një dueli, ndërsa është larguar nga fusha me barelë në minutën e 14-të.
Zeqiri ishte në formë të mirë te Baseli dhe për këtë arsye u ftua te Zvicra pas një kohe të gjatë.
Tashmë te Zvicra ka mbetur vetëm kapiteni Granit Xhaka prej futbollistëve shqiptarë.