Lëndimet e shpeshta, Liverpool punëson trajnerin e njohur gjerman të fitnesit

Skuadra e Liverpoolit gjatë këtij sezoni ka pasur probleme serioze me lëndimet.
Në ndeshjen e fundit, Joel Matipi, u lëndua dhe u detyrua të largohej nga ndeshja, transmeton Indeksonline.
Për të ulur numrin e lëndimeve, skuadra e Liverpoolit ka punësuar doktorin e njohur gjerman, Andreas Schlumberg.
Gjermani do të merret me punën e rikuperimit të futbollistëve. Ai së fundmi ishte pjesë e stafit të Schalkes 04.
Schlumbergu gjatë vitit 2011-2015 ishte pjesë e stafit të Jurgen Kloppit te Dortmundi./Indeksonline/