Lëndimet e shpeshta, ylli i Romës dyshon se dikush e mallkoi

Ylli i Romës, Renato Sanches është takuar dje në tunelin e stadiumit me ish-bashkëlojtarin e tij, Jonathan Ikone. Dy ish-lojtarët e Lille kanë patur një bisedë të shkurtër në ndeshjen Roma-Fiorentina.
Sanches i ka thënë Ikones se dyshon se mund të jetë mallkuar nga diku.
“Nuk e di ç’po ndodhë me mua, ndoshta dikush më mallkoi” kanë kapur kamerat bisedën e Sanches me Ikonen.
Mesfushori portugez ka bërë vetëm katër paraqitje me Romën që nga transferimi i tij në Serie A. Lojtari ka probleme të vazhdueshme muskulare./Indeksonline/
😭pic.twitter.com/dE31t2WzZB https://t.co/VciKaTRLCS
— 🎗️ HARAM BALL ﹤🥷🐈⬛﹥ (@OfficialAsComa) December 10, 2023