75 Mall Live Search
18:48 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / b l

Lëndimi i Amir Rrahmanit, Napoli del me njoftim pas testeve mjekësore

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani do të mungoj në ndeshjen e sotme kundër Suedisë.

Mbrojtësi i Napolit ka pësuar një dëmtim të lehtë në këmbën e djathtë.
Kapmioni i Italisë, ka dal me njoftim për lëndimin e Rrahmanit, të cilin mund ta lexoni më poshtë

Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen midis Zvicrës dhe Kosovës, mbrojtësi iu nënshtrua analizave në Spitalin Pineta Grande, të cilat konfirmuan rezultatet e analizave fillestare të kryera me ekipin kombëtar: një këputje e lehtë e bicepsit femoris në kofshën e djathtë. Rrahmani tashmë ka filluar rehabilitimin e tij”, thuhet në njoftimin e Napolit.