75 Mall Live Search
15:34 / E Enjte, 11 Maj 2023 / B O

Lëndimi i Bennacer, “dridhet” Milani

Lëndimi i Ismail Bennacer është shqetësimi i radhës te Milani. Ylli algjerian u detyrua të lë fushën ndaj Interit në pjesën e parë të ndeshjes.

Bennacer i është nënshtruar testeve këtë mëngjes që kanë treguar dëmtim post-traumatik të kërcit të gjurit të tij të djathtë.

Ai do të duhet t’i nënshtrohet artroskopisë nesër ose të shtunën.

Megjithatë thuhet se gjasat janë të vogla që mesfushori të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Interit./Indeksonline/