13:33 / E Hënë, 04 Dhjetor 2023 / L K

Lëndimi i Carvajal, ja sa kohë do të jetë jashtë fushave

Pas testeve të kryera te Dani Carvajal mëngjesin e sotëm, shërbimet mjekësore të Real Madridit e kanë diagnostikuar atë me një dëmtim në muskulin e shputës në këmbën e majtë .

Një dëmtim që do ta mbajë atë jashtë fushës së lojës për 3 deri në 4 javë .

Te klubi madrilen janë optimistë dhe kanë vendosur si synim rikuperimin e skuadrës për Superkupën e Spanjës në Riad./Indeksonline/