75 Mall Live Search
15:32 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / C E

Lëndimi i Castillejo dhe Theo, këto janë të rejat e fundit

Milani mbrëmë barazoi me Spal me rezultat 2-2 në ndeshjen e Serie A.

Gjatë kësaj ndeshje u lënduan Samu Castillejo dhe Theo Hernandez.

Castillejo do t’i nënshtrohet provave për të njohur shkallën e dëmtimit të tij dhe do të humbasë ndeshjen kundër Lazio.

Nga ana e tij, Theo vuan vetëm një tronditje të rëndë dhe pritet të jetë në dispozicion të shtunën.

Mbrojtësi anësor ka qenë lojtari më i mirë këtë sezon për rosonerët. /IndeksOnline/