Lëndimi i Dani Olmos, kaq javë do të jetë jashtë fushave

Dani Olmo iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes në Ciutat Esportiva të Barcelonës. Mesfushori sulmues vuan nga një dëmtim i soleusit në këmbën e majtë.
Nuk ka asnjë këputje. Klubi nuk ka dhënë një kohëzgjatje të përafërt që ai do të mungojë, duke deklaruar thjesht se progresi i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij.
Megjithatë, lojtari është i lehtësuar, pasi nëse do të kishte pësuar një këputje, mungesa e tij do të kishte qenë e gjatë.
Olmo tani është në dyshim serioz për El Clásico-n./Indeksonline/