Lëndimi i frikshëm i Tonalit ndaj Shqipërisë, ja gjendja e tij shëndetësore

Në fundin e pjesës së parë, gjatë një dueli ajror me Keidi Baren, Sandro Tonali u përplas dhunshëm në tokë, situata dukej shumë e rëndë pasi lojtari doli nga fusha e lojës me barelë. Tifozët e pranishëm në stadium e shoqëruan me duartrokitje, por ankthi që shoqëroi stafin “azzurr” ishte i madh, e sigurt që në të njëjtën mënyrë është përjetuar edhe në radhët e Milanit.

Tonali iu nënshtruar menjëherë vizitave mjekësore në një spital privat në Tiranë, për fatin e mirë rezultatet ishte negative, nuk bëhej fjalë as për frakturë në shpatull siç u mendua fillimisht as për frakturë në kokë, thjesht një traumë e vogël.
Tonali ka qenë gjatë gjithë kohës i vetëdijshëm dhe është bashkuar me pjesën tjetër të ekipet përfaqësues për të qenë në dispozicion për miqësoren e radhës.
Spalle, gamba o testa non me ne frega ma proprio Tonali santo dio pic.twitter.com/8MCSqq5lZA
— Clea Strange🔮 (@surisworld) November 16, 2022