Lëndimi i Gabriel, Arteta konfirmon mungesën disa javore
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar sot se mbrojtësi brazilian Gabriel Magalhães ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë.
Lojtari do t’i nënshtrohet një skanimi tjetër të mërkurën e ardhshme për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit, shkruan IndeksOnline.
”Gabriel do të mungojë për javë të tëra. Do të bëjmë një tjetër skanim të mërkurën e ardhshme. Është një goditje e fortë, por kemi mundësi shumë të mira – lojtarët do të duhet të bëjnë një hap përpara tani.”, ka deklaruar Arteta.
Raporti mjekësor i ardhshëm pritet të japë më shumë qartësi për kohën e rikuperimit dhe mundësinë e rikthimit të tij në fushë./IndeksOnline/

