Lëndimi i Hazardit, mësohet se sa mund të mungojë belgu
Eden Hazardi ka shqetësuar tifozët e Real Madridit pas lëndimit që ka pësuar mbrëmë në ndeshjen ndaj PSG-së. Zidane e zëvëndsoi atë me Balen në minutën e 68-të pas lëndimit që pësoi në duel me Meunierin.
Hazardi sot u është nënshtruar testeve mjekësore dhe informacionet e para janë pozitive.
Futbollisti belg ka pësuar shqetësim të vogël dhe mund të jetë në dilemë vetëm për ndeshjen e ardhshme, varësisht nëse do të ketë dhimbje deri në vikend./Indeksonline/