75 Mall Live Search
10:33 / E Premte, 31 Mars 2023 / B O

Lëndimi i Ibrës, s’ka lajme të mira!

Zlatan Ibrahimovic është lënduar gjatë seancës së fundit stërvitore me kombëtaren suedeze. Lajmet e fundit nga kampi i Milanit thonë se Ibrahimovic mund të mungojë deri në një muaj.

Ibra ka qenë jashtë fushave thuajse tërë sezonin pas operacionit në gju vitin e kaluar. Zlatan ka pësuar një lëndim muskulor në kofshën e djathtë që do ta mbajë jashtë fushës për të paktën dy javë.

Por, në testet e fundit mjekësore del se lëndimi i Ibrës del të jetë më serioz. 41-vjeçari do të monitorohet çdo javë derisa të kualifikohet për rikthim në fushën e gjelbërt./Indeksonline/