19:41 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Lëndimi i Kane, ky është rezultati i testeve mjekësore

Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka frikësuar tifozët pas lëndimit që kishte pësuar në ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Iranit.

Kane lëshoi fushën në minutën e 75-të, pasi lëndoi kyçin e këmbës duke ngjallur frikë tek kombëtarja angleze, shkruan IndeksOnline.

29 vjeçari së fundi ka kryer edhe testet mjekësore ku sipas ekzaminimeve nuk ka ndonjë dëmtim të madh dhe do të jetë i gatshëshëm për t’u përballur me SHBA të premten./IndeksOnline/