Lëndimi i Mbappe, francezi do të jetë i pranishëm në grumbullim me kombëtaren!

Pavarësisht lëndimit që pësoi mbrëmë në fitoren e Real Madridit 3-1 ndaj Villarealit, Kylian Mbappe do të grumbullohet me kombëtaren e Francës.
Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, 26-vjeçari do të jetë i pranishëm në Clairefontaine këtë të hënë me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror, shkruan IndeksOnline.
Mbappe pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë në ndeshjen ndaj Villarealit, duke u larguar para kohe nga fusha.
Edhe pse drejtuesit e klubit mbretëror do të kishin preferuar që ai të qëndronte në kryeqytetin spanjoll, Mbappe do të udhëtojë drejt Francës.
Kombëtarja franceze do të takohet të hënën për seancën e dytë stërvitore të sezonit, përpara se të përballet me Azerbajxhanin, me 10 tetor dhe Islandën me 13 tetor.
Mbetet të shihet nës Didier Deschamps do të vendos ta pushojë Kylian Mbappen apo ti jep minutazh në këto dy përballje./IndeksOnline/