75 Mall Live Search
09:54 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / C E

Lëndimi i Mërgim Vojvodës, Torino tregon gjendjen e tij

Mërgim Vojvoda ka pësuar një lëndim në krahun e tij të majtë në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Milanit.

Torino-ja ka lëshuar një komunikatë shtypi ku e ka konfirmuar lëndimin e futbollistit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Lojtari do të jetë subjekt i vlerësimeve të mëtejshme në ditët në vazhdim”, thuhet në komunikatën e Torinos.

Dyshohet se ish-ylli Standard Lieges e ka nxjerr krahun nga vendi pas atij rrëzimi të keq dhe nuk dihet se sa gjatë mund të mungojë.

Vojvoda ka bërë një paraqitje shumë të mirë në ato minuta që kishte në dispozicion. /IndeksOnline/