Lëndimi i Neymar, PSG kërkon yllin e Chelseas për ta zëvendësuar
Neymar pritet të mungoj 10 javë për shkak të një lëndimi të përsëritur.
Brazilianio i ka humbur dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United dhe është në rrezik edhe ndeshja çerekfinale nëse PSG kualifikohet.
Në vend të tij, Naser Al Khelaifi ka menduar ta transferoj Willianin nga Chelsea, shkruan Indeksonline.
Kur kanë mbetur edhe disa orë deri në përfundim të merkatos, presidenti i PSG-së do të merret personalisht me këtë transferim.
Oferta në drejtim të Chelseas duhet të jetë e përshtatshme pasi nuk do të ketë shumë kohë për të negociuar. /IndeksOnline/
