Lëndimi i Rodrygos i hap rrugë rikthimit të Neymarit te Kombëtarja e Brazilit
Trajneri Carlo Ancelotti po konsideron seriozisht thirrjen e Neymar në kombëtaren e Brazilit për ndeshjet e ardhshme miqësore të muajt mars kundër Francës dhe Kroacisë.
Sipas raportimeve, gjasat që Neymar të rikthehet në ekipin kombëtar janë rritur ndjeshëm pas dëmtimit të Rodrygo, i cili pritet të mungojë në grumbullimin e radhës, shkruan Indeksonline
Situata e krijuar ka hapur derën për një rikthim të mundshëm të yllit brazilian, i cili ka qenë jashtë për shkak të problemeve fizike.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim, ndërsa stafi teknik po vlerëson gjendjen fizike të lojtarit dhe nevojat e skuadrës për dy përballjet miqësore./Indeksonline/
🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Carlo Ancelotti is consider CALLING NEYMAR up for the games against France and Croatia.
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) March 4, 2026
Neymar’s chances to return to the national team increased with Rodrygo’s injury.
— @UOLEsporte pic.twitter.com/z6zVWzxalh

