75 Mall Live Search
21:41 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / G T

Lëndimi i Rrahmanit, asistenti i Conte-s fton presidentin për të nënshkruar me lojtarë të rinj

Skuadra e Napolit shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Sassuolos në ndeshjen e javës së 21-të në Serie A.

Në minutën e 67’të, futbollisti kosovar, Amir Rrahmani pësoi një lëndim dhe u detyrua të largohet nga fusha, shkruan Indeksonline

Lëndimi i Rrahmani ka vënë në alarm klubin italian.

Asistenti i Conte-s, Cristian Stellini ka paralajmëruar krerët e klubit se skuadra ka nevojë për transferime.

“Na duhen më shumë lojtarë. Nëse disa nuk po përdoren, aty është një arsye”, u shpreh Stellini.

Deri tani nuk dihet ende shkalla e lëndimit të Amir Rrahmanit../Indeksonline/