Lëndimi i Rrahmanit, mund të mungojë edhe ndaj Sllovakisë
Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani ka pësuar një lëndim së fundmi.
Ai u lëndua në derbin ndaj Romës, më saktësisht në kofshën e majtë ku ka nisur procesin e rehabilitimit.
Rrahmani pritet të mungojë 3-4 javë, teksa është në dyshim edhe paraqitja e tij në ndeshjen jetike të play-offit ndaj Sllovakisë.
Ai numëron 22 paraqitje me Napolin këtë sezon, teksa shënoi 1 gol dhe 1 asist./IndeksOnline/

