75 Mall Live Search
14:04 / E Hënë, 25 Mars 2024 / L K

Lëndimi i Sommer, mësohet sa kohë mund të jetë jashtë fushave

Yann Sommer pësoi një lëndim në miqësoren kundër Danimarkës. Portieri i Zvicrës u desh të zëvëndesohej pas lëndimit që pësoi.

Interi në një komunikatë të shkurtër ka shkruar se Sommer ka ndrydhur kyçin e këmbës dhe se situata e lëndimit do të monitorohet në ditët në vijim.

Ajo që dihet është se lëndimi nuk është i rëndë dhe se më së shumti 2 jave mund të mungoi Sommer.

Yvon Mvogo do të jetë titullar për ndeshjen e nesërme ndaj Irlandës./Indeksonline/