75 Mall Live Search
17:54 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / L A

Lëndimi i tij nuk ishte serioz, Gonzalez pritet të luaj ndaj Real Madridit

Nico Gonzalez pësoi një lëndim në debutimin e tij për Manchester Cityn.

Mirëpo lëndimi i tij nuk doli të jetë serioz pasi që spanjolli, pritet që të startojë në ndeshjen e play-offit kundër Real Madridit.

Gonzalez, bëri debutimin e tij në ndeshjen ndaj Leyton Orient, por u detyrua të lëshojë ndeshjen pas 22 minutash.

Kujtojmë se ndeshja mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, do të zhvillohet nesër në “Etihad”, në orën 21:00./IndeksOnline/