17:00 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / Gj. Sh

Lëndimi i Timber, holandezi jep lajmin e keq për tifozët e Arsenalit

Jurrien Timber ka qënë një prej transferimeve më të bujshme të Arsenalit gjatë afatit kalimtar veror, i cili u transferua nga Ajaxi për një shifër prej 40 milionë funte

Por debutimi i holandezit nuk ka shkuar mirw, pasi ka pësuar një lëndim qysh në ndeshjen debutuese kundër Nottingham Forestit në fundjavë, aty ku ”Topçinjët” shënuan fitore me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Timber u detyrua të largohet nga fusha para kohe dhe mediat angleze raportuan se mesfushori do t’i nënshtrohet një operacioni në gju, i cili do ta lërë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Holandezi së fundi ka dhënë lajmin e hidhur për tifozët e Arsenalit, duke thënë se lëndimi i tij është më serioz se sa pritej.

“Me guxim të ndaj dëmtimin tim është më serioz se sa pritej, veçanërisht pas pritjes së ngrohtë që kam marrë.

Doja t’ju shpërbleja në fushë, gjë që nuk do të jetë e mundur për periudhën e ardhshme. Jam i bekuar me shumë njerëz të mëdhenj rreth meje, së bashku do të bëjmë gjithçka që të kthehemi sa më shpejt dhe të fortë.

Për momentin, sigurisht që do të mbështes ekipin tonë nga tribunat. Faleminderit që më bëtë të ndihem si në shtëpinë time në një periudhë kaq të shkurtër kohore, shihemi në The Carpet.”, ka shkruar Timber./IndeksOnline/