09:05 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / C E

Lëndimi i “tmerrshëm” i Neymar, momenti kur braziliani largohet nga fusha duke qarë e bërtitur

Kur duheshin dhe pak sekonda nga fundi i ndeshjes midis Lyonit dhe PSG-së, Neymari ka pësuar një dëmtim të tmerrshëm, pasi i ka ngecur këmba te kundërshtari që i shkaktoi faullin.

Braziliani ra në tokë dhe nuk u çua më, deri sa erdhi barrela, teksa bërtiste dhe qante nga dhembjet.

Kjo mund të ndikojë shumë te braziliani që edhe më parë ka pasur lëndime të rënda që e kanë lënë jashtë fushe për një kohë të gjatë. /IndeksOnline/