75 Mall Live Search
09:18 / E Diele, 06 Korrik 2025 / Gj. Sh

Lëndimi i tmërshëm i Musialas, publikohen fotografi të këmbës pas ndeshjes, ja sa pritet të mungoj gjermani

Jamal Musiala ka pësuar një lëndim të tmërshëm mbrëm gjatë ndeshjes mes PSG-së dhe Bayern Munchen.

Sulmuesi gjerman pas një kontakti me portierin Donnarumma e theu kyqin e këmbës së majtë, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton gaztea ”BILD”, nga testet e para mjekësore, Musiala ka thyer fibulën e majtë dhe ka dëmtuar disa ligamente.

22-vjeçari do të jetë së paku jashtë fushave për 4-5 muaj, por rikthimi i tij mund të merr kohë edhe më shumë.

Derisa në rrjetet sociale po qarkullon foto e këmbës së Musialas pas ndeshjes, e cila është vërtet e tmerrshme./IndeksOnline/