75 Mall Live Search
17:24 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lëndimi në hundë penalizon Majlindën, fiton medaljen e argjend

Majlinda Kelmendi, është rikthyer nga lëndimi në mënyrën më mbresëlënëse dhe frymëzuese të mundshme, duke e arritur finalen e Grand Slamit Abu Dhabi të shtunën.

Kampionia olimpike në xhudo nuk arriti të fitojë në finale ndaj italianes Odette Giuffrida në kategorinë -52 kilogram, pasi u dorëzua pas lëndimit që kishte në hundë.

Gjatë meçit, Majlinda kishte probleme me hundën e saj, të cilin e pësoi në çerekfinale dhe detyrohej që ta mjekonte vazhdimisht.

Kelmendi në gjysmëfinale e mposhti britaniken Chelsie Giles duke fituar me Ippon.

Ky ishte rikthimi i Majlindës pas lëndimit të gjatë që e mbajti jashtë aktiviteteve për 14 muaj.

Në Abu Dhabi, Majlinda ka kujtime të mira, ajo e kishte fituar medaljen e artë në vitet 2011, 2012 dhe 2014, ndërsa në 2015 fitoi të bronztën.