21:55 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lëndimit i Messit: Humb sfidën me Interin, në dyshim edhe “El Classico”

Messi ka pësuar një lëndim në bërryl që e ka detyruar të lëshoj fushën në ndeshjën ndaj Sevillas.

Raportet e fundit nga gazetat spanjolle thonë se Messi me siguri do të mungoj ndaj Interit, në ndeshjën që zhvillohet pas dy ditë, ndërsa dyshime ka edhe për prezencën e tij në fundjavë ndaj Real Madridit.

“Përshtypjet e para të mjekëve nuk ishin aq pozitive. Sipas tyre flitet për mungesë rreth 10 deri në 15 ditë pushim” , shkruan Sport.es

Messi la “Camp Nou-n” për të shkuar në një qendër spitalore për të kryer testet përkatëse mjekësore. Argjentinasi pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore për të mësuar shkallën e lëndimit,  ndërsa “Cataluyna Radio” raporton se argjentinasi mund ta ketë thyer dorën.

Është hera e parë që Messi zëvendësohet në pjesën e parë të një loje në të cilën ai fillon si startues. /IndeksOnline/