75 Mall Live Search
11:28 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / L A

Lëndohen 11 futbollistë në Serbi, i goditi rrufeja

Gjatë një ndeshjeje futbolli në qytetin Klupci, pranë Loznicës në perëndim të Beogradit, rrufeja goditi fushën në mes të stuhisë.

Siç raporton A2CNN-i, ndeshja po zhvillohej midis ekipit Radniçki nga Klupci dhe Cerit nga Petkovica. Si pasojë e goditjes së rrufesë, 11 lojtarë u lënduan.

Ngjarje të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera. Të shtunën në Republikën Çeke, në qytetin Opava, rrufeja goditi gjatë një stërvitjeje futbolli për fëmijë. Një fëmijë u shtrua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa shtatë fëmijë të tjerë dhe një i rritur pësuan lëndime të lehta.