75 Mall Live Search
17:37 / E Diele, 26 Tetor 2025 / F.R

Lëndohen dy gra në vetaksidentin afër Vërmicës

Dy gra kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën në dalje të Vërmicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:45 në autostradë dhe është përfshirë një veturë e tipit BMW.

“Rreth orës 11:45 është raportuar nga njësiti i policisë për kontroll në autostradë se në dalje të Vërmicës është shkaktuar një vetaksident trafiku, ku është përfshirë një veturë e tipit BMW. Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona – femra kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka shtuar se gjatë periudhës janar–shtator të këtij viti, 86 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku, prej të cilëve 47 kanë qenë shoferë.