10:13 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lëndohen 2 persona në një aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Në këtë aksident janë lënduar dy persona.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se në aksidentin që ndodhi rreth orës 07:30 në fshatin Slivovë janë përfshirë dy automjete.

“Rreth ores 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe ata janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tregon Ahmeti.