75 Mall Live Search
11:05 / E Diele, 30 Qershor 2024 / Gj. Sh

Lëndohen dy persona në vendin e punës

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, teksa ishin duke punuar në një banesë e cila ishte në ndërtim e sipër.

Rasti ka ndodhur ditën e diele rreth orës 11:00, në rrugën “Gzim Sahiti” në Ferizaj.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, e po ashtu është njoftuar edhe prokurori, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur po hetohet si “Asgjësim, dëmtim ose e heqje e pajisjeve mbrojtëse”.