75 Mall Live Search
14:09 / E Martë, 15 Tetor 2024 / L K

Lëndohen katër persona në aksidentin midis dy veturave në Gjakovë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti midis dy veturave në Gjakovë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth ores 11:35 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku midis dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka deklaruar Elezaj.