13:39 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lëndohen 4 persona në aksidentin në Vranidoll, policia jep detaje

Pak më parë IndeksOnline ka raportuar për një aksident që ka ndodhur në  fshatin Vranidoll të Komunës së Prishtinës,  midis dy veturave.

Në një prononcim për IndeksOnlinen, zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se nga aksidenti kanë pësuar lëndime katër persona.

“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën  Prishtinë -Podujevë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime të trupore kanë pësuar  katër persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./IndeksOnline