Pesë persona të lënduar, në aksidentin e Gjakovës

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dol të Gjakovës.
Aksidenti sipas policisë ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.
“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin Dol. Pesë persona janë lënduar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur në një kthesë të madhe, ky dy vetura pasi nuk i kanë respektuar rregullat dhe e kanë goditur veturën e tretë”, ka thënë Sahatqija.