75 Mall Live Search
22:13 / E Martë, 16 Gusht 2022 / OSH

Lëndohen shtatë persona nga aksidenti në Besi

IndeksOnline raportoi më parë për një aksident të rëndë në fshatin Besi, në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci ka bërë të ditur për IndeksOnline se janë lënduar shtatë persona.

“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq  shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti” tha ai./IndeksOnline/