Lëndohet aktori, ndërpriten xhirimet e serialit
Aktori i famshëm Will Ferrell është detyruar të marrë një pushim të papritur nga xhirimet e serialit të tij të ardhshëm komik në Netflix, pasi pësoi një dëmtim.
Edhe pse aksidenti nuk ndodhi në sheshxhirim, xhirimet janë ndërprerë përkohësisht derisa Ferrell të shërohet, transmeton Indeksonline.
Ferrell thuhet se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në skenat e xhirimit të planifikuara për këtë javë në një kazino pranë Los Angeles.
Ndërsa natyra e dëmtimit nuk është zbuluar, burimet thonë se nuk është serioze. “Dëmtimi është i vogël dhe Will pritet të kthehet në shesh xhirimi shumë shpejt, sapo të marrë lejen për t’u rikthyer”, raporton TMZ./Indeksonline/


