21:31 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / Gj. Sh

Lëndohet Amir Rrahmani, e braktisë ndeshjen

Amir Rrahmani ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Bragas dhe Napolit.

Kapiteni i Kosovës, është larguar nga fusha në minutën e 13-të dhe është zëvendësuar me Ostigard.

Nuk dihet ende nëse është ndonjë lëndim serioz ky i Rrahmanit, mbetet të shihet pas ekzaminimeve mjekësore./IndeksOnline/